Nuk trembej për asnjë moment!
Nuk mërzitej fare!
Ishte në tokën e vet dhe në stadiumin që u ndërtua nga djersa e shqiptarëve të Republikës së Kosovës.
Legjenda e futbollit Vahdet Hoxha, në vitin 1991 (fund shtatori), trajner i Rahovecit në përballje me Prishtinën.
Milici serb i afrohet dhe sy me sy me Vahdet Hoxhën, ky i fundit as që çante kokën për këtë argat të Serbisë!
Dy milicë serbë, pyesin kush është përgjegjës?
“Unë jam”, - ia kthen Hoxha pa pikë frike.
Ndeshja ndërpritet!
Regjimi serb nuk lejoi të luhet ndeshja në stadiumin në Rahovec!
Në anën e majtë shihet trajneri i trajnerëve të Kosovës, selektori i parë i kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli, atëkohë kryetrajner i Prishtinës.
Kjo foto është një dëshmi, sakrifica e sportistëve tanë dhe popullit shqiptar për shtetin e Kosovës.