Drita - Prishtina, kryendeshja e mbetur luhet nesër

- Bota Sot

Drita - Prishtina, kryendeshja e mbetur luhet nesër

Në ankth të kryendeshjes së mbetur të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Kampioni i Kosovës, Drita dhe fituesi i Kupës, Prishtina, nesër (13.00) do t’i përplasin “brirët” në Gjilan.

Drita kërkon tre pikw që të afrohet me kreun e tabelës, ndërsa Prishtina të barazohet me liderin e kampionatit Ballkanin e Therandës.

Ballkani kryeson me 33 pikë, pasojnë Prishtina me 30, Dukagjini 29, Malisheva 27, Drita 26, Gjilani 26 pikë të mbledhura etj.

“Ndeshjen e mbetur të javës së 13-të ndaj FC Dritës do ta zhvillojmë të mërkurën, më 24 dhjetor, me fillim nga ora 13:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan. Me këtë ndeshje mbyllim sezonin vjeshtor”, thuhet nga FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot