Vdes futbollisti maqedonas, dikur rival i madh i Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri

- Bota Sot

Vdes futbollisti maqedonas, dikur rival i madh i Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri

Vdes Vasil Ringov, ish futbollist i Vardarit të Shkupit, të cilin në Maqedoninë e Veriut e vlerësojnë si një nga legjendat më të mëdha të këtij vendi.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 70 – vjeçare.

Ringov me Vardarin ka qenë rivali më i madh i Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Sahit Kelmendit, Mensur Nexhipit, Faton Domit, Rafet Prekazit, Xhevdet Muriqit, Skënder Shengylit, Agim Canës etj.

Duhet kujtuar se më 9 qershor të vitit 1985, në stadiumin e qytetit në Prishtinë, Prishtina e mundi Vardarin nga Shkupi me rezultat 2:0.

Ringov luante me numër 11-të.

9 qershor, 1985
Prishtina-Vardari 2:0

Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 35.000.
Gjyqtarë: Millorad Vlajiqi (Beograd), Frane Bashica (Dubrovnik), Ivan Petroviqi (Valpova).
Shënues: Prekazi (45’), Batroviqi (75’-nga penalltia).
Me karton të kuq: Agim Cana.
Prishtina: Neshet Zhaveli, Agim Cana, Faton Domi, Rafet Prekazi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviqi, Xhevdet Muriqi (Mensur Nexhipi), Sahit Kelmendi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.
Vardari: Groshev, Najdovski, Simonovski, Simoski, Setinov, Janeski, Zdravkov, Georgijevski, Pançev, Saveski dhe Ringov.



Lexoni të gjitha në Bota Sot