Pandev dikur kritikonte shqiptarin, tani maqedonasi ia përplasi fytyrës

- Bota Sot

Pandev dikur kritikonte shqiptarin, tani maqedonasi ia përplasi fytyrës

Goran Pandev, ish futbollist, ka qenë kritikues i madh dhe pa të drejtë ndaj Muamed Sejdinit sa ishte në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Pandev e kritikonte shqiptarin në një periudhë derisa ky i fundit ishte kryetar.

Në kohën e Sejdinit, Maqedonia ka pasur suksese historike. 

Në kohën e Sejdinit, Maqedonia e Veriut ka pas zhvillim të madh të futbollit ku edhe ishin kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Tani i del një maqedonas dhe ia përplasi në fytyrë Pandevit.

“"Luftë" midis Angellovskit dhe Pandevit - po hedhin fyerje: "Sharlatan, patriot imagjinar", shkruan media maqedonase “Ekipa”.

Igor Angellovlski ka shkruar në profilin e tij në Facebook se është i pakënaqur me përzgjedhjen e Goce Sedloskit si selektor i ri i Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se pas një vendimi të tillë qëndrojnë, siç thotë ai, "minj futbolli", dhe jo Komisioni i FFM-së, ndërsa e quajti Sedloskin "as peshk as vajzë".

"Trajneri Goce Sedlovski nuk është as peshk as vajzë! Një qasje e pavlerë nga menaxhmenti i FFM-së së bashku me Bordin e Drejtorëve, së pari me trajnerin Blagoja Milevski dhe tani me përzgjedhjen e trajnerit të ri Goce Sedlovski për ndeshjet kyçe për kualifikim në Kupën e Botës, që është një çështje kombëtare! Komisioni ose vendimi i Bordit të Drejtorëve të FFM-së është i njëjtë!" – thotë Angelovski dhe shton:

“Kur zgjedh një trajner, duhet të kesh një qasje serioze. Ai pozicion nuk toleron llogaritje si zgjedhja e guvernatorit të një banke kombëtare të një vendi ku paratë në qarkullim janë “të rregulluara”.

Ju nuk bëni asnjë dallim, është vetëm e rëndësishme që interesat tuaja personale të plotësohen.

Një skandal i tillë, kolegët “e mi” që janë në komision dhe duan të amnistohen”.

Kjo deklaratë e Angellovskit u pasua menjëherë nga përgjigja e Goran Pandev…

 “Telefonoi trajneri i madh, “patrioti” i madh. Nuk priti as gjashtë orë për të filluar të pështynte…

Napoleoni i menduar. Eksperti që vitet e fundit nuk ka qëndruar në asnjë klub për më shumë se 2-3 muaj.

Një sharlatan që gjithmonë e vë veten në vend të parë. Ejani me mua e të tërhiqemi, mjaft keni pasur, koha e qortimeve dhe sharjeve në FFM ka mbaruar” – shkroi Pandev në profilin e tij në Instagram.



Lexoni të gjitha në Bota Sot