Isak do të mungojë gjatë

- Bota Sot

Isak do të mungojë gjatë

Duke qenë se Alexander Isak do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi suedezi iu nënshtrua një operacioni dje në kyçin e këmbës, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Tottenham, detyron Liverpool të ndërhyjë në merkato.

Përveç Isak të dëmtuar, mungon edhe Mohamed Salah i angazhuar me kombëtaren egjiptiane në Kupën e Afrikës. Pikërisht për këtë arsye, Liverpool po ndjek dy pista për të përforcuar sulmin.

Sipas “The Sun”, emri i parë në listën e drejtuesve të klubit të kuq është ai i Franculino Dju, sulmuesit nga Guinea, i cili po shkëlqen me danezët e Midtjylland, këtë sezon.

21-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje zyrtare, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe Liverpool.

Emri i dytë që po ndjek klubi i kuq është një pistë e vjetër, Antoine Semenyo, për të cilin Bournemouth kërkon 75 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot