Talenti i Kombëtares shpërthen me dy gola tek Juventusi U-20

- Bota Sot

Talenti i Kombëtares shpërthen me dy gola tek Juventusi U-20

Është luajtur ndeshja e javës së 17-të mes Atalanta U-20 dhe Juventus U-20, e përfunduar me shifrat 2:0 për torinezët, e njohur ndryshe si “Primavera 1” në Itali.

Të dy golat erdhën nga sulmuesi i Shqipërisë U-19 Arman Dyrmishi, konkretisht në minutat 2 dhe 72’.

Për talentin e Kombëtares, këta ishin finalizimet e para për këtë sezon në “Primavera 1”.

17-vjeçari vlerësohet tej mase në Itali, ndërsa ka kontratë me Juven deri në vitin 2027. Me Shqiprinë U-19, Arman Dyrmishi ka bërë 3 paraqitje, ndërsa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

Lojtari në fjalë i ka fillesat te FC Koper, ndërsa në rang përfaqësuese e ka nisur te Sllovenia U-15.



Lexoni të gjitha në Bota Sot