Ibrahim Aliu, golashënuesi më i spikatur në Ligën e Parë të Maqedonisë

- Bota Sot

Ibrahim Aliu, golashënuesi më i spikatur në Ligën e Parë të Maqedonisë

Gara për titullin kampion në futsall ndoshta ndalëgdal po fillon të zbardhet, mirëpo gara për golashënuesin më të mirë në kampionatit vendor, nga dita në ditë, vjen e sa ashpërsohet.

Pas një sezoni të shkëlqyer në Ligën e Dytë me ekipin e Ballkanit, Ibrahim Aliu vazhdon që të jetë në nivelin e njëjtë edhe në elitën e futsallit në Maqedoni.

Aliu në fanellën e Ballkanit në Ligën e Parë ka regjistruar plotë 24 gola dhe mban vendin e parë në listën e golashënuesve, duke lënë pas Mario Blagojevski, i cili ka shënuar 20 gola

. Në vendin e tretë dhe të katërt janë Isa Durmishov nga skuadra “Mal Ajaks” dhe Martin Ninkoviq nga skuadra “Klimi” me nga 13 gola secili.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Ibrahim Aliu, ishte një nga lojtarët kyç të Baklkanit dhe sezonin e mbylli me plot 55 gola në 17 ndeshje të zhvilluara, me çka ndihmoi ekipin e Ballkanit që të promovohet në anëtar të ri të Ligës së Parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot