Dinamo e fiton me përmbysje derbin

- Bota Sot

Dinamo e fiton me përmbysje derbin

Dinamo e Ilir Dajës ka rezultuar e fortë për Partizanin, duke fituar derbin me rezultatin 1:3 në stadiumin “Arena e Demave”. Dinamovitët e fituan me përmbysje takimin e vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.

Pjesa e parë foli më tepër për Partizanin, që gjeti golin me Rrok Tomën në minutën e 44-t. Më pas në pjesën e dytë, ekipi i Ilir Dajës reagoi duke funksionuar pas instruksioneve në dhomën e zhveshjes.

Fillimisht baraspeshën e vendosi Bregu me një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa faullin e kishte shkaktuar Sembene. Më pas goli i përmbysjes erdhi nga Guindo, që shfrytëzoi pasimin e Berishës. Ky i fundit nxori zbuluar mbrojtjen e Partizanit të Kërnajës.

Skuka kishte mundësinë e artë për të vendosur baraspeshën, por nuk u vendos si duhet. Kështu asistimi i Kazim Ogunlejes që bëri gjithçka mirë fillimisht, shkoi dëm.

Prapavija e “demave” gaboi më pas edhe në golin e katërt të derbit. Kështu Janjeva i dha një top Nezirit, që detyroi Bytyçin të shkaktonte autogol.

Rezultati u vulos 1 me 3. Pas 18 javësh, Dinamo mban vendin e tretë me 9 pikë më tepër se Partizani i vendit të gjashtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot