Milot Rashica sërish në skenë, asiston në fitoren ndaj Fenerbahces

- Bota Sot

Milot Rashica sërish në skenë, asiston në fitoren ndaj Fenerbahces

Futbollisti Milot Rashica duket se e ka rikthyer formën e dikurshme, pas tri paraqitjeve të mira në tri ndeshjet e fundit me Besiktasin.

Ylli i kombëtares së Kosovës, asistoi sonte në fitoren prej 2-1 ndaj Fenerbahçes, në derbin e luajtur në kuadër të Kupës së Turqisë.

Rashica asistoi në golin e shënuar nga Vaclav Cerny në minutën e 90+1, i cili ia dha fitoren Besiktasit.

Ndeshja e sotme u luajt në kuadër të xhiros së parë të Kupës së Turqisë.

29-vjeçari ka dy asistime dhe një gol në tri ndeshjet e fundit me Besiktasin në të gjitha garat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot