Fullkrug zgjedh 9-shin

- Bota Sot

Fullkrug zgjedh 9-shin

Gjermani ka marrë fanellën e lënë të lirë nga Joviç.

Ai ka kryer vizitat mjekësore dhe nga West Ham ka ardhur dokumenti që e lejon të stërvitet me grupin.

Numri 9 i Gjermanisë në Botërorin e fundit, numri 9 në Europianin 2024. Numri 9 në finalet e Nations League në maj.  Niclas Fullkrug shton dhe një 9 tjetër tani, atë të Milanit.

Sulmuesi ka zgjedhur pikërisht këtë numër, që do ta veshë nga 2 janari 2026.

Një zgjedhje zemre, por edhe kurajoze, sepse te Milani numri 9 është pak i komplikuar. E kanë mbajtur legjenda, si Van Basten, Inzaghi, Weah e të tjerë. Prej disa vitesh është një numër i mallkuar.

Matri, Torres, Destro, Luiz Adriano, Lapadula, Andre Silva, Higuain, Piatek, Mandzukic, Jovic sezonin e shkuar. Shumë kanë provuar ta mbushin këtë numër, por kanë dështuar. I vetmi që e veshi me stil ishte francezi Olivier Giroud.

Fullkrug më 23 dhjetor ka kryer vizitat mjekësore, pastaj ka shkuar në Casa Milan për fotot dhe videot e rrjeteve sociale. Ishte dita e parë si kuqezi.

Nga West Ham ka ardhur në mbrëmje vonë dokumenti që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë nga klubi anglez.

Milani do të stërvitet më 26 dhjetor, ndërsa më 2 janar do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Cagliari, ku do të ketë me vete edhe fanellën me numër 9.



Lexoni të gjitha në Bota Sot