Vllaznia do kthesën ndaj Flamurtarit

- Bota Sot

Vllaznia do kthesën ndaj Flamurtarit

Në ndeshjen e fundit të vitit 2025 që mbyll gjithçka për Vllazninë dhe ekipet e tjera të Superiores, shkodranët do të presin në shtëpi skuadrën e Flamurtarit.

Një duel që shfaqet më i rëndësishëm dhe delikat se kurrë për kuqeblutë, që nuk fitojnë prej 6 ndeshjesh radhazi në kampionat.D

he në duelin ndaj vlonjatëve duhet gjetur reagimi i duhur dhe marrja e një 3-pikëshi, për t’i bërë një mbyllje disi pozitive gjysmës së parë të këtij edicioni.

E pikërisht në prag të këtij dueli,

Vllaznia ka thuajse çdo futbollist të gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Kështu trajneri Martini, përveç Kristian Dros që është i lënduar, ka gjithë pjesën tjetër të futbollistëve nën dispozicion.

Në këtë mënyrë opsionet për trajnerin shkodran janë të shumta për të zgjedhur e në duelin ndaj vlonjatëve, duket se ka pak dyshime për titullarët që do zbresin në fushën e lojës. Kështu nga porta do e nisë si zakonisht Pohls, që tashmë është titullari i katërkëndorit kuqeblu.

Në mbrojtje nga pezullimi do rikthehet Bajrami, i cili do ketë krah tij edhe Gurishtën e Gjinin.

Në mesfushë nga e djathta do të veprojë Kastrati, i cili mund të jetë edhe disi më i avancuar në sulm, teksa majtas pritet të pozicionohet Jago.

Në mesfushë “i paprekshëm” është Krymi, që po ashtu do ketë edhe mbështetjen e Qatos dhe Kallakut.

Teksa më i përpara këtij reparti do luajë Mala, që do jetë mbështetja kryesore për sulmuesin, Bekim Balaj. Ky pritet të jetë edhe formacioni i kuqebluve, që me këta futbollistë apo edhe të tjerë që mund të vijnë nga stoli, do mundohen të marrin pikët e plota në “Loro Boriçi”, ditën e mërkurë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot