De Laurentiis nuk ndalet me Napolin e tij

- Bota Sot

De Laurentiis nuk ndalet me Napolin e tij

“Krenar për këtë grup që ka shkruar përsëri historinë. Forca Napoli përgjithnjë!“.

Është ky komenti i presidentit të Napoli, Aurelio De Laurentiis, në rrjetet sociale, dy ditë pas triumfit në Superkupën e Italisë (2-0 në finale kundër Bologna).

Pas fishkëllimës së fundit, ai menjëherë përqafoi trajnerin Antonio Conte.

Ky është trofeu i 14-të i Napolit në historinë e tij. “I kënaqur me fitoren dhe trofeun. Tifozëve të Napolit u them se vitin e kaluar kishim vetëm Ligën dhe Kupën e Italisë, të njëjtat lëndime dhe ishim në avantazh”, tha De Laurentiis.

Më tej, presidenti i Napoli, shtoi: “Këtë vit patëm shumë lëndime, por kishim më shumë lojtarë. Për fatin tonë të keq, patëm fatin të zbulonim cilësitë e lojtarëve të rinj, të cilët janë të jashtëzakonshëm“.

“Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme kundër Cremonese. Që nga epoka e Maradonës nuk kemi fituar dy trofe në një vit. Tifozëve u them, ‘Ëndërroni!“, tha De Laurentiis.



Lexoni të gjitha në Bota Sot