Shpërthimi i cisternës me gaz në mes të autostradës Milano-Napoli, aksidenti u shkaktua nga...

- Bota Sot

Shpërthimi i cisternës me gaz në mes të autostradës Milano-Napoli, aksidenti u shkaktua nga...

Një cisternë LPG shpërtheu në Itali të martën pasdite. Sipas raportimeve nga mediat vendase, shpërthimi u shkaktua pasi cisterna u përplas me një kamion.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1, Milano-Napoli. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit.

Sipas autoriteteve, pak para shpërthimit, në vendngjarje kishin mbërritur forcat e zjarrfikësve dhe të policisë së trafikut, të cilat evakuuan menjëherë restorantin, për këtë arsye, nuk pati të lënduar.

Shpërthimi shkaktoi gjithashtu dëme në sipërfaqen e rrugës dhe infrastrukturën e autostradës, duke bërë që një pjesë e saj të mbyllet përkohësisht në të dyja drejtimet.

Trafiku u devijua, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme.

Vala goditëse theu gjithashtu xhamat e dyqaneve aty pranë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot