Dëmtimet i prishin punë

- Bota Sot

Dëmtimet i prishin punë

Pas rastit të Xhixhi Donaruma, tema e rinovimit të kontratave është bërë edhe më e ndjeshme dhe delikate te PSG-ja.

Sipas Le Parisien, klubi parizien ka filluar diskutimet në lidhje me një zgjatje të kontratës për fituesin e fundit të Topit të Artë, Ousmane Dembele e cila i skadon më 30 qershor 2028.Ky fillim sezoni nuk ka rezultuar i jashtëzakonshëm për të, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Sulmuesi më pas u rikthye në fushë me një problem në pulpë, duke humbur gjithashtu ndeshjen e fundit të ligës për shkak të saj.

Në finalen e Kupës Ndërkontinentale, ai u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë.

 Në total, ai ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asiste.

Për disa vite, PSG thuhet se ka pasur një politikë rinovimi të kontratës të lidhur me përfshirjen e një klauzole specifike që lidh drejtpërdrejt një pjesë të pagës së lojtarit me paraqitjet.

Kjo është diçka që lojtarit nuk do t’i pëlqente, dhe për këtë arsye është një situatë që ia vlen të monitorohet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot