Roberto Mancini zgjedh shqiptarin

- Bota Sot

Roberto Mancini zgjedh shqiptarin

Sirenat e afatit kalimtar kanë nisur të bien për Kristjan Shpendin.

Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon pozitiv në radhët e Cesenës, duke spikatur në Serie B.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e një trajneri të mirënjohur, Roberto Mancinit.

“Sky Sport” bën me dije se ish-trajneri i Kombëtares së Italisë i ka kërkuar Al Sadit që të transferojnë Shpendin.

Mancini e sheh sulmuesin shqiptar si alternativën e duhur për të zëvendësuar Firminhon e dëmtuar.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse 22-vjeçari do të japë miratimin e tij për kalimin në Katar, apo do të vazhdojë karrierën në Itali. Vlen të theksohet se Cesena është në garë për t’u ngjitur në Serie A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot