Xhevahirin që e do gjithë Europa

- Bota Sot

Xhevahirin që e do gjithë Europa

Lojtari i Hajduk Split ndiqet nga dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, si dhe nga disa klube të tjera të mëdha. Zikaltrit duan të përsërisin rastin “Sucic”

Emri është i ri dhe në linjë me politikën e Interit në lidhje me merkaton.

Klubi po punon për të ndërtuar atë që do të jetë mbrojtja e së ardhmes, duke ditur që De Vrij dhe Açerbi do të largohen në fund të sezonit.

Holandezi mund t’i japë lamtumirën skuadrës që në janar.

Në shënjestër është Branimir Mlaçiç..

Kroati i Hajduk Split, i vitlindjes 2007, përfaqëson prototipin e mbrojtësit modern: administrim i mirë topi, shpejtësi dhe i strukturuar fizikisht, pavarësisht moshës së re.

Ditët e fundit Interi ka intensifikuar kontaktet me Hajduk Split dhe brenda pak javësh mund të bëjë goditjen. Duhet të veprojë shpejt për një arsye të fortë: konkurrenca e madhe. Mlacic pëlqehet edhe nga disa klube big europiane, mes tyre Borussia Dortmund, Newcastle, Barcelona dhe Real Madrid.

Një konfirmim ky për potencialin e mbrojtësit kroat. Nëse bisedimet mbyllen me sukses, do të ishte një operacion i njëjtë me atë të Sucic, i huazuar pikërisht nga Hajduk Split. Me ardhjen në Milano, mund të jetë e nevojshme një periudhë në Serinë C me Under 23 për t’u ambientuar me Italinë. Pastaj zbarkimi në skuadrën e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot