Media gjermane: Kosova e Dusseldorfit - ndër më të shikuarat

- Bota Sot

Media gjermane: Kosova e Dusseldorfit - ndër më të shikuarat

Kosova e Dusseldorfit është anëtare e Landesliga-s në futboll.

Skuadra shqiptare që ka president Bujar Nezirin, është ndër më të shikuarat duke iu referuar mediumit gjerman “Fupa”.

“FuPa Niederrhein prezanton çdo vit ekipet me më shumë shikime. 

Nuk është çudi, KFC Uerdingen (Oberliga) kryeson listën këtë vit kalendarik, por vendi i dytë është një befasi për Delay Sports Berlin (Bezirksliga Berlin).

Vendi i 3-të: FC Kosova Dusseldorf (Landesliga).

FC Kosova Dusseldorf humbi për pak mundësinë për tu ngjitur në Oberliga dhe skuadra më pas pësoi ndryshime të rëndësishme. Klubi mbetet në qendër të vëmendjes.

Për më tepër, klubi poston rregullisht foto ndeshjesh dhe transmetime të drejtpërdrejta në FuPa”, shkruan media gjermane.

Kosova renditet në vend të shtatë ne 25 pikë të mbledhura, ka 4 më pak se pozita e dytë SC Kapellen - Erft. 
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot