Skeptik

- Bota Sot

Skeptik

Nata kundër Sevijas ishte e pakëndshme për Viniciusin.

Anësori u largua nga fusha e Santiago Bernabeut i shoqëruar nga një kor vërshëllimash pasi u zëvendësua, dhe pakënaqësia ishte e dukshme.

Ndikimi i tij i kufizuar sulmues dhe përpjekja e tij jo bindëse mbrojtëse në fund të fundit i frustruan një turmë të madhe tifozësh, jo një turmë dosido, por njerëz të cilët kuptonin futbollin e cila nuk ishte një turme që pranonte kompromise të lehta.

Gjesti i brazilianit teksa largohej nga fusha, dukshëm i mërzitur pasi ia la vendin Garsias, pasqyroi momentin.

Në dhomën e zhveshjes, braziliani ka një peshë të konsiderueshme dhe ka aleatë të qartë.

Njëri prej tyre është Eduardo Kamavinga, i cili nuk hezitoi të adresonte polemikat në rrjetet sociale. Pas ndeshjes, “Movistar+” transmetoi pamje që dukeshin se tregonin Kamavinga duke e qortuar Vinicius pas një loje mbrojtëse të ekzekutuar dobët.

“Nëse nuk lëviz, do ta humbasësh topin”, mësohet ti ketë thënë Kamavinga.

Kjo video nuk u prit mirë nga kampi i Real Madridit, të cilët e interpretuan atë si një pamje të shtrembëruar të asaj që kishte ndodhur. Prandaj, Kamavinga vendosi ta sqaronte situatën publikisht përmes profilit të tij në “X”.

“Lëreni të qetë, boll e frustuat. Nuk po flisja për të”, shkroi francezi, duke mohuar çdo kritikë ndaj shokut të tij të ekipit dhe duke përforcuar idenë e një dhome zhveshjeje të bashkuar rreth Vinit i cili është veçuar në javët e fundit.

Gjithsesi një gjë është e qartë. Pavarësisht se Vinicius është nisur së bashku me të dashurën në Dubai për të kaluar pushimet e fundvitit dhe mbase për tu relaksuar nga thashethemet, kur të kthehet në Madrid situata do të jetë e njëjtë.

Ai nuk ka rrugë tjetër, ose të përshtatet me rregullat e ekipit, ose të përgatisë valixhet për tu larguar. Palët janë ende larg arritjes së një marrëveshje.

Nga njëra anë është Çabi Alonso dhe nga ana tjetër braziliani. Pavarësisht buzëqeshjeve dhe shtrëngimit të duarve paqja nuk duket në horizont.

Por fjalën e fundit e ka presidenti Perez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot