Drita e Gjilani ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e mbetur të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita ndali tre pikmë të madhe, tani 4 pikë është larg kreut të tabelës.
Prishtina nuk tregoi lojën e pritur, kësisoj kthehet duarbosh nga Gjilani.
Skuadra nga kryeqyteti është nënkampion vjeshtor, ndërsa Ballkani dimëron në krye.
Ndeshja e mbetur u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Golat i realizuan Pëllumbi (26’) e Ovouka (28’).
Ballkani është në krye me 33 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 30, Dukagjini 29, Drita 29, Malisheva 27, Gjilani 26 pikë etj.
Tabela vjeshtore
1. Ballkani 18 9 6 3 38:18 33
2. Prishtina 18 9 3 6 32:26 30
3. Dukagjini 18 8 5 5 22:16 29
4. Drita 18 8 5 5 26:21 29
5. Malisheva 18 8 3 7 26:27 27
6. Gjilani 18 7 5 6 22:23 26
7. Llapi 18 5 6 7 23:27 21
8. Drenica 18 6 2 10 21:31 20
9. Ferizaj 18 5 4 9 18:28 19
10. Prishtina e Re 18 4 3 11 18:29 15