Vora ka mposhtur Bylisin me rezultatin 4-1 në sfidën e vlefshme për javën e 18 të Superiores.
Pritej një sfidë e zjarrtë, por nuk rezultoi e tillë. Vora pa fitoi pa problem në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Episodi i pazakontë për futbollin shqiptar ishte ai i minutës së 42-të, kur portieri Vashu i Bylisit vendosi të braktisë ndeshjen.
Bylisi ishte në disavantazhin e dy golave, ndërsa kishin shënuar me lehtësi Ruzgis dhe Geci.
Pjesa e dytë nisi me golin e Mustafa për Bylisin. Vetëm kaq për ekipin e Mirel Josës, pasi sërish gjithçka u kthye në favorin e Vorës.
Dopieta e Kasallës vulosi fatin e takimit. Ekipi i Bellajt gëzon kështu 3 pikë të arta, që i nxjerrin nga zona e ftohtë.