Cassano sulmon Dybalan

- Bota Sot

Cassano sulmon Dybalan

Antonio Cassano nuk ka kursyer aspak kritikat ndaj disa prej emrave më të rëndësishëm të Romës.

Ish-fantazisti italian, duke folur në emisionin ‘Viva El Futbol’, në Twitch, së bashku me Lele Adanin dhe Nicola Ventolën, ka analizuar momentin e verdhekuqve dhe ka qenë veçanërisht i ashpër me Paulo Dybala-n dhe Lorenzo Pellegrinin.

Duke u ndalur fillimisht te situata e përgjithshme e Romës, Cassano ka theksuar se skuadra ndodhet në një pozicion të mirë renditjeje, me Gian Piero Gasperinin në stol, por sipas tij merkatoja është e domosdoshme.

“Tani Gasperini është i katërti, një pikë mbi Juventusin dhe jo shumë larg Interit kryesues. Por në këtë moment duhet të blejnë tre ose katër lojtarë dhe duhet ta ndihmojnë trajnerin”, ka deklaruar ai.

Fjalët më të forta kanë ardhur për repartin ofensiv, veçanërisht për Paulo Dybala-n.

“Dybala është i padurueshëm për t’u parë. Është 32 vjeç dhe nuk ia del më. Prej dy vitesh nuk ka më forcë dhe freski.

Është e paimagjinueshme të luajë ai, sidomos nëse aktivizohet në vend të Soulé”, ka thënë Cassano, duke vënë në dyshim edhe gjendjen fizike të sulmuesve të tjerë.

Edhe Lorenzo Pellegrini nuk u ka shpëtuar kritikave. “Është një lojtar nga zero në zero.

Është e vërtetë që ka shënuar një gol të rëndësishëm në derbi, por nuk është lojtar i përshtatshëm për Gasperinin.

Gjithmonë me të njëjtin ritëm, nuk më jep asgjë”, ka shtuar ish-lojtari i Romës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot