Bytyqi largohet nga Rahoveci

- Bota Sot

Bytyqi largohet nga Rahoveci

Futbollisti Endrit Bytyqi është larguar nga KF Rahoveci 1931.

Futbollisti nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën.

“Pas një gjysmë sezoni të kaluar tek KF Rahoveci 1931, për shkak të situatës financiare kam vendosur të ndërpres kontratën.

Falënderoj shtabin teknik, bashkëlojtarët për kohën e kaluar dhe tifozët e klubit që na mbështeten gjatë këtij rrugëtimi me shumë sfida!

Klubit i dëshiroj suksese në vazhdimësi,

Nga tani jam i hapur për oferta dhe sfida të reja”, njofton Endrit Bytyqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot