AS Roma ka njoftuar dorëzimin e projektit për stadiumin e ri, i cili pritet të ndërtohet në periferi të kryeqytetit italian dhe potencialisht do të presë Euro 2032, i cili do të bashkëpritet nga Italia dhe Turqia.
Studimi i fizibilitetit teknik dhe ekonomik është hapi i fundit para dorëzimit të projektit kryesor që do të nisë ndërtimin.
Projekti parashikon "arkitekturë ikonike të frymëzuar nga tradita romake, me linja moderne dhe një lidhje të fortë me zonën lokale" etj.
Roma aktualisht ndan Stadiumin “Olimpico” të Romës me rivalët e saj të përbetuar Lazio. Por të dy klubet kanë kohë që duan stadiumin e tyre.
Problemi i stadiumeve të Italisë, shumica dërrmuese e të cilave janë të vjetruara, është një tellashe në prag të Euro 2032. Në maj, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e përshkroi gjendjen e stadiumeve të Italisë si "të turpshme".