U vra me thikë nga partneri i nënës së tij/ Mbahen homazhe për 13-vjeçarin: Ekipi u bë më i varfër sot

- Bota Sot

U vra me thikë nga partneri i nënës së tij/ Mbahen homazhe për 13-vjeçarin: Ekipi u bë më i varfër sot

Një djalë 13-vjeçar u godit me thikë për vdekje në Portugalinë qendrore këtë të martën. Djali, i identifikuar në autoritetet lokale si shtetas britanik, Alfie Hallett. Ai vdiq në famullinë e Casais, pasi u gjet me disa lëndime të shkaktuara nga një armë e mprehtë.

Sipas mediave të huaja, autoritetet thanë se autori i dyshuar, i cili gjithashtu vdiq, ishte ish-partneri i nënës së djalit. Sipas raportimeve, pasi vrau djalin, burri përdori thikën për të vrarë veten dhe shkaktoi një shpërthim me rrjedhje gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Casais në komunën e Tomarit, rreth 90 milje në verilindje të kryeqytetit, Lisbonë. Policia tha se oficerët e Gardës Republikane Kombëtare (GNR) reaguan pasi morën një alarm për atë që dukej të ishte një situatë dhune në familje.

Në një postim në Facebook, ekipi i basketbollit për të cilin luajti Alfie, i bëri homazh adoleshentit. Klubi Sportiv Operario Cem Soldos me seli në Tomar, postoi mesazhin së bashku me një fotografi të Alfie-t, “Ekipi thjesht u bë më i varfër sot”.

“Atleti ynë Alfie ndërroi jetë sot në moshën 13-vjeçare. Luajti ndeshjen e tij të fundit të shtunën, luajti aq mirë sa dukej sikur e dinte se ishte ndeshja e tij e fundit, por larg imagjinatës… Duam të të themi sa shumë të duam dhe se do të jesh gjithmonë në zemrat tona! Pusho në paqe.”, shkruhet në postim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot