Lojtari shqiptar po çmend iranianët

- Bota Sot

Lojtari shqiptar po çmend iranianët

Është luajtur java e 6-të në Champions League Two, ku ekipi i Esteghlal FC fitoi bindshëm 3:0 kundër Al-Muharraq.

Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani ka gjetur golin në këtë ndeshje.

Konkretisht në minutën e 87, futbollisti shqiptar manovroi bukur në anësore, hyri drejt qendrës dhe nga distanca goditi me të majtën “vrastare” për të shënuar golin e 3-të të Esteghlal FC.

Kjo “skemë” na sjell ndërmend golat e Asanit me Shqipërinë në kualifikueset e “Euro 2024”.

Sipas “SofaScore”, 30-vjeçari u vlerësua me notën 7.6, mes më të mirëve në fushë.

Pas 6 ndeshjesh në këtë kompeticion, Esteghlal FC grumbullon 8 pikë, të dytët në Grupin A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot