Adrien Rabiot nuk kënaqet me pak.
Në një intervistë të gjatë, francezi foli për përshtatjen te Milani dhe ambicien për të fituar një trofe që këtë sezon:
“Ëndrra titull?
Është e vështirë me një skuadër si e jona, sepse pak kanë fituar më parë, sidomos në një garë të gjatë e të vështirë si kampionati”.
Objektivi i klubit është ‘top 4’, por ai synon më shumë:
“Nëse mund të marrësh 10, nuk mund të kënaqesh me 6 apo 7. Duhet të japim 100% në çdo ndeshje, të shmangim humbjen e pikëve, sepse kampionati është ende i gjatë”.
Ai pranon vështirësi ndaj “të vegjëlve”: “Gabojmë në qasje mendore, relaksohemi shumë”. Rabiot nuk e heq titullin nga mendja: “Nuk kam tatuazhe, por do ta bëja nëse fitojmë kampionatin…
Titulli te Milani është i veçantë”. Për shokët: “Më ka befasuar Loftus-Cheek”. Për Leão: “Është i fortë…, ka ndryshuar qëndrim; gjithçka nis nga aty”.