Kjo është gjendja e Edon Zhegrovës

- Bota Sot

Kjo është gjendja e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është sëmurë së fundmi dhe nuk ushtroi me Juventusin shkaku i gripit, të shoqëruar nga një temperaturë e lehtë.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se gjendja e yllit nga Kosova po përmirësohet.

Kjo nënkupton se ish-futbollisti i Lillet mund të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjen e së shtunës.

Më saktësisht, “Bianconeri” do të luajnë më 27 dhjetor me Pisan në udhëtim, duke filluar nga ora 20:45.

Sot do të vendoset përfundimisht rreth “fatit” të Zhegrovës për ndeshjen e kësaj fundjave, por që shenjat janë të mira që ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

E konkurrenti i tij për një pozitë titullari, Conceicao mbetet i lënduar dhe kjo jep shpresë që anësori i djathtë mund të ketë më shumë minuta në dispozicion, për të mos thënë që të luajë edhe nga minuta e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot