Në skenë del emri i Bruno Fernandes

- Bota Sot

Në skenë del emri i Bruno Fernandes

Real Madrid po vuan më shumë se sa mendohej në fazën sulmuese dhe të gjithë mendojnë se ekipit i mungon krijimtaria në mesfushë, duke bazuar gjithçka vetëm te improvizimet individuale të lojtarëve që ka.

Ndaj ka nisur kërkimi për një “Modriç të dytë”, një lojtar që të arrijë të diktojë ritmin për të gjithë skuadrën.

Sipas mediave spanjolle, një emër që ka dalë në skenë së fundmi është ai i portugezit Bruno Fernandes. Kapiteni i Mançester Junajtid ka dhënë sinjalet e para të largimit edhe publikisht me deklaratën e fundit ku theksoi se klubi kishte tentuar ta largonte në verë.

Kësisoj, transferimi te Reali mund të jetë një opsion i mirë për të dy palët, gjithmonë nëse shifrat janë të pranueshme. “Fichajes” bën të ditur se një vlerësim deri në 60 milionë euro i kartonit të portugezit mund të shtynte Realin të bënte një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Njëkohësisht, edhe “djajtë e kuq” nuk do ishin kundër, meqë po planifikojnë një revolucion të plotë në ekip.



Lexoni të gjitha në Bota Sot