Pas një periudhe të vështirë, Andre Onana vendosi të rifillojë larg vëmendjes së Premier League, duke zgjedhur Trabzonsporin.
Një destinacion surprizë, duke pasur parasysh se klubi nga Deti i Zi u rendit i shtati në Super Ligën 2024/25 dhe nuk merr pjesë në kupat europiane, shumë larg netëve të Champions League, që portieri kishte përjetuar me Ajax.
Transferimi u bë i mundur edhe nga mbyllja e shumicës së tregjeve europiane, ndërsa pista turke u konsiderua më bindëse se ofertat nga Arabia Saudite.
Vendimtare ishte dëshira e Onana për t’u larguar nga presioni i vazhdueshëm te Manchester United, si edhe përfitimet ekonomike nga bonuset, që mund t’i dyfishojnë pagën.
Në një video të klubit, ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur.
Po jetoj periudhën më të mirë të jetës sime”. Ai foli edhe për dashurinë e tifozëve:
“Janë njerëzit e mi, i dua. Janë shumë pasionantë”.