Taulant Ismaili nuk është më pjesë e klubit të futsallit Forca nga Kumanova.
Kapiteni që kontribuoi shumë për këtë ekip ka njoftuar se është ndarë me kampioni e dyfishtë të vendit.
Ai shpreson se kjo ndarje nuk është lamtumirëse, por një mirupafshim.
“Ju informoj që prej sot nuk jam më pjesë e FC Forca.
Klubit dhe publikut kumanovar i dëshiroj çdo të mirë dhe faleminderit për gjithçka.
Shpresoj të jetë një “ Mirupafshim “ dhe jo një “ Lamtumirë”, ka shkruar Ismaili.