Detaje nga transferimi i Emërllahut te Polissya Zhytomyr

- Bota Sot

Detaje nga transferimi i Emërllahut te Polissya Zhytomyr

CFR 1907 Cluj ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Lindon Emerllahu.

Klubi rumun ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me FC Polissya Zhytomyr për transferimin përfundimtar të futbollistit 23-vjeçar në kampionatin ukrainas.

Kjo më pas u konfirmua edhe nga vet klubi ukrainas.

Duhet theksuar se shuma e transferimit të lojtarit nuk është bërë e ditur, por sipas portalit Transfermarkt, futbollisti kosovar i ka kushtuar Polissya-s 2 milionë euro, ndërsa vlera e tij e tregut është 1.5 milionë euro.

Emerllahu iu bashkua CFR Clujit gjatë dimrit të kaluar dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga mesfushorët më të spikatur të kampionatit.

Me fanellën e Cluj, ai regjistroi gjithsej 41 paraqitje zyrtare, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 3 asistime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot