Sulmuesi i Brighton, Brajan Gruda, me padurim e pret përballjen me Arsenalin.
Megjithatë, Gruda ka besim në potencialin e Brightonit.
Shqiptari nuk i druhet liderit të Anglisë!
"Arsenali është një ekip shumë i mirë", - tha Gruda për podkastin “Albion Unlimited”.
"Do të jetë e vështirë, por unë besoj në ekipin tim dhe besoj në veten time.
E di çfarë mund të bëjmë si ekip - mund të fitojmë kundër kujtdo.
Nëse japim 100%, mund të bëjmë gjithçka", tha futbollisti shqiptar
"E nisëm sezonin mirë", - tha Gruda.
"Fituam disa ndeshje të rëndësishme.
Mendoj se në ndeshjet e fundit humbëm disa pikë, mund të kishim më shumë pikë, por tani nuk i kemi dhe mezi presim ndeshjet e ardhshme", ka thënë futbollisti.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Brighton luhet të shtunën (pasnesër) në orën 16.00.
Pas javës së 17-të në Premier League, Arsenali kryeson me 39 pikë dhe Brighton renditet në pozitën e 9-të me 24 sosh.