Berat Gjimshiti i çudit të gjithë te Atalanta

- Bota Sot

Berat Gjimshiti i çudit të gjithë te Atalanta

Berat Gjimshiti mungon nga fushat e lojës që më datë 13 dhjetor, kur pësoi një dëmtim në ndeshjen e Serisë A ndaj Kaljarit.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare mendohej se do të ishte pushim deri në gjysmën e janarit, me shpresën që do të bëhej gati për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampioneve.

Por jashtë çdo lloj parashikimi, duket se Gjimshiti ka “djegur etapat”.

Sipas “Sky Sport”, mbrojtësi shqiptar duket se ka kaluar shqetësimet që kishte pas dëmtimit muskulor dhe ka optimizëm se mund të përfshihet në grumbullimin e kësaj jave të ekipit për ndeshjen delikate kundër Interit.

Sigurisht, trajneri Paladino nuk do të rrezikojë mbrojtësin shqiptar nëse ai nuk do të jetë në formë optimale.

Por te zikaltrit e shohin Gjimshitin si një futbollist shumë të rëndësishëm për grupin e bergamaskëve, në një skuadër ku ai është një nga lojtarët me më shumë ndeshje në historinë e këtij klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot