Flick e bën prioritet

- Bota Sot

Flick e bën prioritet

Marcus Rashford ka gjetur formë të shkëlqyer te Barcelona pas transferimit në formë huazimi nga Manchester United dhe tashmë klubi katalanas po punon për ta mbajtur përfundimisht.

Sipas raportimeve, trajneri Hansi Flick e ka bërë anglezin një nga objektivat kryesorë dhe Barcelona po shqyrton seriozisht blerjen e kartonit të tij.

Rashford, 28 vjeç, iu bashkua Barcelonës në fillim të sezonit pas mungesës së hapësirave te United. Performancat e tij në La Liga dhe Europë kanë qenë bindëse, me 7 gola dhe 8 asistime në 24 ndeshje, katër prej tyre në Ligën e Kampionëve.

Raportet sugjerojnë se Barcelona mund ta bëjë transferimin të përhershëm për rreth 26 milionë paund, pavarësisht vështirësive financiare.

Vetë lojtari ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar në Katalonjë, duke theksuar se objektivi i tij kryesor është fitimi i trofeve me Barcelonën.

Me Flick që e konsideron pjesë kyçe të projektit dhe Rashfordin të motivuar, e ardhmja e sulmuesit anglez duket gjithnjë e më shumë e lidhur me Camp Nou.



Lexoni të gjitha në Bota Sot