Rabotniçki emëron Muarem Muaremi. trajner të ri

- Bota Sot

Rabotniçki emëron Muarem Muaremi. trajner të ri

KF Rabotniçki ka zyrtarizuar emërimin e Marem Muaremit si trajner të ri të skuadrës së parë.

Klubi nga Shkupi vazhdon ndryshimet në stol, duke e bërë Muaremin trajnerin e katërt në këtë sezon. Enes Qaili dhe Shaban Sulejmani do të jenë pjesë e stafit teknik të Muaremit, i cili edhe si futbollist ka luajtur me Rabotniçkin.

Muarem e nisi edicionin aktual në krye të Bashkimit të Kumanovës, por palët u ndanë në fund të gjysmësezonit vjeshtor. Tashmë, ai merr një sfidë të re me Rabotniçkin, në një moment delikat për klubin që synon stabilitet dhe rezultate më të mira në vazhdim të kampionatit.

“Muarem Muarem është emëruar shef i ri i shtabit profesional të FK Rabotniçki.

Mirë se vjen!”, ka njoftuar klubi përmes rrjeteve sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot