Trabzonspor synon të transferojë Milot Rashicën

- Bota Sot

Trabzonspor synon të transferojë Milot Rashicën

Me përfundimin e gjysmës së parë të sezonit në Superligë, aktivitetet e merkatos janë intensifikuar, dhe Trabzonspor po punon për të forcuar repartet e dobëta para pjesës së dytë të kampionatit.

Sipas raportimeve, klubi i vendosur në vendin e 3-të me 35 pikë po përgatit hapa për të afruruar Milot Rashicën, 29-vjeçarin nga Besiktas, i cili ka shkëlqyer në ndeshjet ndaj Rizespor dhe Fenerbahce.

Rashica ka kontratë me klubin e Stambollit deri më 30 qershor 2027 dhe këtë sezon ka regjistruar 2 gola dhe 3 asistime në 18 ndeshje.

Trabzonspor pritet të fillojë kontaktet zyrtare për transferimin në ditët e ardhshme, ndërsa tifozët presin përforcime për të synuar objektivat e pjesës së dytë të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot