Griezmann e mbyll në fund të sezonit

- Bota Sot

Griezmann e mbyll në fund të sezonit

Sipas të gjithë zërave, Antoine Griezmann do të largohet në fund të këtij seozni nga Atletico Madrid, edhe pse kontrata e tij me “Colchoneros” skadon në qershorin e vitit 2027.

Duke qenë se francezi është një lojtar vendimtar për madrilenët, lind nevoja për një zëvendësues të denjë në vendin e tij. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Diego Simeone e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Griezman: Mason Greenwood.

Anglezi 24-vjeçar po shkëlqen më fanellën e Olimpique Marseille këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 22 ndeshje ntë gjitha kompeticionet.

Megjithatë, largimi i tij nga klubi francez nuk do të jetë aspak i lehtë.

Marseille kërkon plot 100 milionë euro për të lënë të lirë Greenwood, shifër që mesa duket Atletico Madrid është i gatshëm ta paguajë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot