Caicedo është i shokuar

- Bota Sot

Caicedo është i shokuar

“Me shumë mundësi do të dal në pension. Nuk kam ndërmend të vazhdoj.

Vdekja e Mario Pineidës më ka prekur thellë dhe nuk dua të di më asgjë për futbollin”

. Ish-lojtari i Lazios, Felipe Caicedo, shkroi këtë në rrjetet sociale, i tronditur nga vrasja e shokut të tij të skuadrës te Barcelona Guayaquil, Mario Pineida. 33-vjeçari u qëllua për vdekje në rrugë, së bashku me gruan dhe nënën e tij, të cilat gjithashtu u vranë.

“Nuk do të qëndroj te Barcelona. Jam një njeri që jeton momentin.

Kur vendosa të vija këtu, e bëra më shumë me zemër sesa me mendje. Nëse do të kisha menduar me kokë, ndoshta nuk do të kisha ardhur”, thotë sulmuesi ekuadorian, i cili nuk është kursyer nga dhuna në rritje që po përgjak vendin e Amerikës së Jugut, i cili tani konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në botë për shkak të krimit të lidhur veçanërisht me trafikun e drogës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot