Garcia nën shënjestër

- Bota Sot

Garcia nën shënjestër

Derbi i madh katalanas ndërmjet Espanyolit dhe Barcelonës, i cili do të zhvillohet më 3 janar në stadiumin RCDE, është klasifikuar zyrtarisht si një ndeshje me rrezik të lartë.

Shkak kryesor për këtë vendim është portieri i Barcelonës, Joan Garcia, i cili iu bashkua kampionëve aktualë gjatë verës pikërisht nga Espanyoli për 25 milionë euro.

Ky transferim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët vendas, duke rritur tensionin para përballjes.

Espanyoli po punon ngushtë me autoritetet për të forcuar masat e sigurisë, duke përfshirë edhe vendosjen e një rrjeti mbrojtës pas njërës prej portave, për të parandaluar hedhjen e objekteve dhe për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes.

Aktualisht, Barcelona kryeson La Liga-n me 46 pikë, katër më shumë se Real Madrid, dhe vjen në këtë përballje në një seri të tetë fitoreve radhazi në kampionat..



Lexoni të gjitha në Bota Sot