Superliga Shqiptare u bë prej ngjarjeve më të çuditshme të sezonit, e cila u përhap shpejt në rrjetet sociale.
“Rolin kryesor e luajti portieri i ekipit mysafir, Bylisi, Jeremy Vachoux, i cili thjesht vendosi të largohej nga fusha në mes të ndeshjes kundër Vorës, duke i lënë shokët e tij të ekipit dhe të gjithë të pranishmit në tronditje të plotë”, shkruan media kroate “Index”.
“Çfarë ndodhi?
Portieri francez me përvojë i cili ka luajtur edhe për klubet si Saint-etienne, Lens dhe Lausanne ishte i çmendur pasi pësoi dy gola.
Ishte minuta e 42-të e lojës, kur pa asnjë shenjë ose marrëveshje me stolin rezervë, ai u drejtua drejt vijës anësore, hoqi dorëzat dhe eci drejt e në teshatore. Lëvizja e tij shkaktoi mosbesim dhe ngriti pyetje të shumta në lidhje me këtë akt të pazakontë”, shkruan më tej.
Pas ndeshjes, trajneri i Bylisit, Mirel Josa, u përpoq ta qetësonte situatën duke pretenduar se Vachoux kishte kërkuar një zëvendësim për shkak të lëndimit.
“Bylisit iu desh të luante me një portier rezervë për pjesën tjetër të ndeshjes, por kjo nuk ndihmoi.
Ekipi vendas Vora fitoi bindshëm 4:1, dhe e gjithë ngjarja u shndërrua në një nga momentet më të çuditshme të sezonit”, shkruan të tjera media kroate.