Drejtori i skuadrës kombëtare spanjolle: Talent që nuk duhet dëmtuar

- Bota Sot

Drejtori i skuadrës kombëtare spanjolle: Talent që nuk duhet dëmtuar

Aitor Karanka me detyrën e shefit të ekipit kombëtar të Spanjës ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur për shumë argument, ku natyrisht pjesa e luanit i ka takuar Botërorit 2026, ku ai do ketë edhe detyrën e tij të parë tërënësishme.

“Që kur skuadra është publikuar, jam në kontakt me klubet dhe departamentet përkatëse mjekësore për të siguruar që çdo lojtar të jetë në gjendjen më të mirë gjatë kampit stërvitor.

Lojtarët, si Merino dhe shumë të tjerë, e vlerësojnë pozitivisht këtë kujdes dhe ndihen rehat në kombëtare” ka treguar në fillim ai.

E në këtë deklarim të tij diçka ka bërë që të vazhdojë.

Natyrisht që ka të bëjë me Lamin Jamal, për të cilin thuhet se ka një kujdes të veçantë.

Lamin është 18 vjet tani dhe ajo që po përjetojmë është skandaloze.

Skuadra të tjera si Kristiano me Portugalinë, Mesi me Argjentinën, Kejn me Anglia.

Ata të gjithë kanë lojtarin e tyre të aftë për të bërë një ndryshim.

Në Spanjë është më e komplikuar, duke pasur parasysh cilësinë që ekziston, por është e vërtetë që kombëtarja ka një lojtar shumë të jashtëzakonshëm që tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Ju jeni në Gjeorgji dhe ka reklama për Laminin.

Të nesërmen, në Uashington, në short, ka edhe reklama Lamin.

Gjëja e rëndësishme dhe kjo është ajo për të cilën ne të gjithë po punojmë nuk është ta mbrojmë atë, por të përpiqemi ta bëjmë lojtarin të jetë në nivelin më të lartë në çdo ndeshje” Në të njëtën kohë ai mohon se në këtë çështje mund të ketë ndonjë ndikim nga FIFA, apo UEFA.

“Jo, ata përgjithësisht flasin për ekipin kombëtar në tërësi.

Kam pasur mundësinë të jem vëzhgues i UEFA-s në disa kampionate evropiane dhe gjithmonë ka pasur admirim për kombëtaren spanjolle. Edhe kur nuk ishte një nga të preferuarat, ajo tregoi lojë pas loje se meritonte njohje.

Në ngjarjet e fundit me FIFA-n, ajo që bie më shumë në sy është cilësia dhe niveli i përgjithshëm i kombëtares tonë, por emra të përveçëm nukjanë përmenduar ndonjëherë” – ka dhënë opinionin e tij Karanka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot