Polisia Zhitomir është pranë zyrtarizimit të Ilir Krasniqit, ndërsa shuma e përfolur për transferimin është 2 milionë euro.
Mbrojtësi shqiptar do të ishte transferimi i dytë i një futbollisti shqiptar në këtë merkato, pas atij të Lindon Emërllahut. I pari që e hapte derën te Polisia ishte Andi Hadroj, ish-lojtar i Partizanit.
Polisia synon titullin kampion në Ukrainë, ndërsa mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se kryesuesit.
Për Krasniqin dhe Emërllahun do të jetë e lehtë, pasi pjesë të ekipit gjejnë edhe Andi Hadrojn.
Ukraina vijon të jetë një destinacion për futbollistët shqiptarë. Pas Brazilit, bëhet fjalë për lojtarët më të shumtë të huaj nga një vend.