E dhimbshme, Mimoza Kusari-Lilës i vdes babai

- Bota Sot

E dhimbshme, Mimoza Kusari-Lilës i vdes babai

Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të babait të saj, Adem Kusarit.

Në një mesazh emocionues për miqtë dhe familjarët, ajo ka treguar se ai u shua pas një sëmundjeje të shkurtër, duke theksuar se u nda nga jeta i rrethuar nga dashuria e familjes dhe me respekt të thellë për jetën dhe njerëzit përreth, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Të dashur miq dhe familjarë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite, pas një sëmundje të shkurtër.

Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet, me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit.

Kujtimi për të dhe mësimet që na la Babi do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë.

Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë së shpejti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot