Pal Dreshaj: Ky vit ka qenë historik për KF Deçiqin

- Bota Sot

Pal Dreshaj: Ky vit ka qenë historik për KF Deçiqin

Presidenti i klubit të futbollit Deçiqi nga Tuzi, Pal Dreshaj, shpreh ambicie të mëdha për pjesën e dytë të Kampionatit të Malit të Zi.

Deçiqi është në garë për titull dhe në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.

“Me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ju urojmë paqe, gëzim dhe dashuri në familjet tuaja. 

Ky vit ka qenë historik për KF Deçiq – me suksese të mëdha që na kanë bërë krenarë të gjithë. 

Falë përkushtimit të lojtarëve, stafit dhe mbështetjes së tifozëve, kemi shkruar faqe të reja në historinë e futbollit tonë. 

Në vitin e ardhshëm kemi synime të reja dhe plane ambicioze, për të vazhduar rrugën e suksesit dhe për të sjellë edhe më shumë gëzim për komunitetin tonë. 

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! “, ka shkruar Pal Dreshaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot