Transferimi i Marash Kumbullës te Majorka nuk ka rezultuar ashtu siç mbrojtësi e ka pritur ose ndoshta edhe si klubi e ka pritur.
Një dëmtim i pësuar në ndeshjen me Atletiko Madridin, e la mbrojtësin e Kombëtares jashtë fushave për rreth 3 muaj dhe tani që merkatoja e janarit është në prag, drejtuesit e Majorkës kanë nisur nga puna.
Mediat spanjolle raportojnë se po kërkohet për mbrojtës pasi kampionati është i gjatë dhe situata në të cilën ndodhet Majorka, nuk i jep shumë besim drejtuesve dhe stafit teknik, kështu që duhen ndërhyrje menjëherë.
Nëse mbrojtësit që mund të afrohen në janar do të bindin, atëherë me shumë gjasa Kumbulla do të rikthehet në fund të sezonit te Roma, për të kërkuar një tjetër aventurë më pas.