Van Basten: Lamine Yamal është aktualisht lojtari më i mirë në botë

- Bota Sot

Van Basten: Lamine Yamal është aktualisht lojtari më i mirë në botë

Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten, ka vlerësuar talentin e Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, duke e konsideruar atë si figurën më dominuese të futbollit botëror në këtë moment.

Duke folur për nivelin dhe ndikimin e 18-vjeçarit në fushë, Van Basten u shpreh i bindur se Yamal ka arritur tashmë majat e lojës, pavarësisht moshës së re.

“Pa asnjë dyshim, Lamine Yamal është futbollisti më i mirë në botë aktualisht,” tha ish-sulmuesi legjendar,duke theksuar pjekurinë dhe cilësinë që i riu tregon në çdo paraqitje.

Van Basten theksoi gjithashtu se një talent i tillë duhet mbrojtur dhe menaxhuar me kujdes, në mënyrë që të mos ngarkohet para kohe dhe të ketë një karrierë sa më të gjatë në nivelin më të lartë.

“Shpresoj vetëm që ta shijojmë sa më gjatë në fushë,” shtoi ai.

Deklaratat e Van Basten përforcojnë bindjen gjithnjë e më të madhe në botën e futbollit se Lamine Yamal është një talent i rrallë, i aftë të shënojë një epokë të re dhe të bëhet një nga emrat më të mëdhenj të historisë së lojës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot