Glasner nuk e ka ndërmend të vazhdojë me Crystal Palacen

- Bota Sot

Glasner nuk e ka ndërmend të vazhdojë me Crystal Palacen

Trajneri austriak Oliver Glasner nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Crystal Palace, duke lënë të hapur të ardhmen e tij pas këtij sezoni.

Fabrizio Romano bën të ditur se vendimi është marrë tashmë, ndërsa Glasner dëshiron të përqendrohet maksimalisht në vazhdimin e punës së tij me ekipin londinez, ku ka lënë përshtypje shumë pozitive me paraqitjet dhe rezultatet e fundit.

Performanca e tij e shkëlqyer nuk ka kaluar pa u vënë re.

Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e Glasner, duke e parë atë si një nga trajnerët më premtues të momentit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot