Vjen përgjigja e menjëhershme nga Reali

- Bota Sot

Vjen përgjigja e menjëhershme nga Reali

Manchester Utd dëshiron ta shndërrojë Jude Bellingham në figurën qendrore të projektit të tij sportiv.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 200 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit.

I pozicionuar në vendin e shtatë në tabelën e Premier Ligës, Junajtid vazhdon të jetë larg rikthimit të konkurrencës që e karakterizonte në vitet e arta.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të bëjnë një ofertë spektakolare për 22 vjeçarin, të cilin e konsiderojnë ideal për të udhëhequr ekipin. Pavarësisht ofertës jashtëzakonisht të lartë, Reali nuk ka ndërmend ta largojë futbollistin.

“Në klubin e bardhë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë transferimi të madh në fund të sezonit, por Xhud Bellingam konsiderohet ‘i pashitshëm’”, shkruajnë mediat spanjolle.

Deri tani, Bellingam ka regjistruar 120 paraqitje zyrtare me fanellën madrilene, duke realizuar 43 gola dhe 32 asistime, shifra që konfirmojnë rolin e tij kyç në projektin e “Los Blancos”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot