Japonia miraton buxhetin rekord për mbrojtjen pas tensioneve me Pekinin

- Bota Sot

Japonia miraton buxhetin rekord për mbrojtjen pas tensioneve me Pekinin

Japonia ka miratuar një buxhet rekord prej rreth 58 miliardë dollarë për mbrojtjen, ndërsa tensionet me Kinën po rriten ndjeshëm.

Ky buxhet është 9.4% më i lartë se viti i kaluar dhe është pjesë e një programi pesëvjeçar për dyfishimin e shpenzimeve ushtarake deri në 2% të PBB-së.

Fokusi i buxhetit është forcimi i kapaciteteve për sulm të kundërsulmit dhe mbrojtjen bregdetare, përmes raketave tokë–det dhe arsenaleve të pa pilotëve. Për mbrojtjen bregdetare, Japonia planifikon të shpenzojë 100 miliardë jen për dronë të mëdhenj ajrorë, detarë dhe nënujore për survejim dhe mbrojtje, në kuadër të sistemit “Shield” që pritet të nisë në mars 2028.

Vendimi vjen pas përshkallëzimit të tensioneve diplomatike dhe ushtarake me Pekinin, pas deklaratave të kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, se Japonia mund të përfshihet ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin. Kina reagoi ashpër me masa diplomatike dhe ekonomike, duke e akuzuar Japoni për “frymëzim të një gare armësh në hapësirë”.

Në këtë kontekst, Japonia ka nisur raketa që nga marsi 2023 për transport dhe satelitë të sistemeve GPS dhe inteligjencës. Kina akuzon gjithashtu SHBA-në për “inkurajim të aktivitetit pro-pavarësisë së Tajvanit” pas shitjeve të armatimeve amerikane në vlerë mbi 10 miliardë dollarë për Tajvanin, transmeton TCh.

Japonia i ka rritur kapacitetet ushtarake duke u bazuar në amendamentin e vitit 2015 të Kushtetutës, i cili lejon përdorimin e mbrojtjes kolektive edhe nëse vendi nuk sulmohet direkt. Strategjia aktuale e sigurisë identifikon Kinën si sfidën kryesore strategjike dhe synon një rol më aktiv në bashkëpunimin me SHBA-në.



Lexoni të gjitha në Bota Sot