Gabbia mbetet në dyshim

- Bota Sot

Gabbia mbetet në dyshim

Pas zhgënjimit në Superkupë, Milani përgatitet për ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës me formacion pothuajse të plotë.

Megjithatë, dilemat në mbrojtje mbeten, teksa Mattia Gabbia rrezikon të mungojë, ndërsa Rafa Leão rikthehet në sulm për të udhëhequr skuadrën e Allegrit.

Milani shkond drejt sfidës ndaj Veronës mes rikuperimeve të rëndësishme dhe një shqetësimi të madh në repartin defensiv. Mattia Gabbia do të vlerësohet në orët e ardhshme pas dëmtimit në gjurin e majtë ndaj Sassuolos, dhe stafi nuk dëshiron të rrezikojë një rikthim të parakohshëm.

Në rast mungese, mundësinë do ta marrë sërish Koni De Winter, i cili ka hasur vështirësi në qendër të mbrojtjes në ndeshjet e fundit.

Lajmi pozitiv vjen në sulm: Rafa Leão rikthehet titullar në krah të Pulisic, ndërsa Nkunku do të nisë nga stoli. Portugezi ka statistika të favorshme ndaj Veronës dhe shihet si pika kryesore e referimit në fazën ofensive.

Në mesfushë, Fofana do të startojë përkrah Modric dhe Rabiot, duke ofruar ekuilibër në fazën mbrojtëse dhe tranzicion.

Saelemaekers mbetet një element kyç në skemën e Allegrit, me trajnerin që vlerëson punën e tij taktike.

Risia e kësaj sfide është rikthimi i alternativave në stol: Loftus-Cheek, Jashari, Ricci dhe Estupiñán janë gati të ndryshojnë ndeshjen në vazhdimësi, duke i dhënë trajnerit më shumë liri rotacionesh krahasuar me javët e fundit.

Përballja ndaj Veronës pritet të jetë e fundit me emergjencë në sulm.

Nga data 2 janar, për transfertën në Cagliari, skuadra do të ketë në dispozicion edhe Niclas Fullkrug, ndonëse gjendja e tij fizike do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot